Dashi
21 Mars – 19 Prill
Kush ka kaluar një gjendje debulese fizike, gjatë fundjavës do të ketë përmirësim. Do të ketë rizgjim ndjenjash dhe emocionesh pozitive për dashurinë. Po ashtu periudhë mjaft interesante parashikohet edhe për sferën profesionale, ndaj nuk duhet të izoloheni. Duhet të braktisni gjërat që nuk kanë më vlerë, pasi ka ardhur koha për t’ia nisur nga e para.
Demi
20 Prill – 20 Maj
Kush ka një projekt nuk duhet të heqë dorë, pavarësisht se yjet nuk janë shumë të favorshëm. Edhe kush është në periudhë studimi, duhet të thellohet. Jeni natyrë që arrini ti pranoni ndryshimet, edhe pse të imponuara nga fati, pasi shikoni atë që mund përfitoni dhe jo atë që keni humbur.
Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Orët në vijim, do të kenë në qendër të tyre dashurinë. Kush është i dashuruar, mund të tregojë pasionin e tij të madh. Më në fund yjet po ju buzëqeshin çifteve. Edhe njohjet e reja janë mjaft të favorshme, gjatë kësaj fundjave.
Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Është duke u mbyllur një fazë kaotike dhe tashmë do të kërkoni pak qetësi. Ndikimi negativ i Saturnit, ju fton që të lini pas krahëve atë që nuk duhet. Ka ardhur momenti për të vepruar ndryshe, në mënyrë që të mos përsërisni gabimet e së kaluarës. Flisni sa më pak që të jetë e mundur, pasi në të kundërt rrezikoni që të gaboni. Mundohuni që të mbani nën kontroll një fazë pakënaqësie në dashuri.
Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Do të jetë një e shtunë disi kontroverse. Nëse keni pasur shqetësime në punë apo në dashuri, do të keni përmirësime të situatës. Nëse shihni se diçka nuk shkon me ju, bëni mirë që të merrni më shumë kohë.
Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Është një ditë rikuperimi sentimental, ku po mundoheni të gjeni qetësinë, pas problemeve të kaluara së fundi. Keni nevojë për një mbështetje emocionale. Sidomos meshkujt, mendojnë se një dashuri e madhe është e tillë, vetëm nëse ka një stabilitet ekonomik dhe mirëqenie. Dita do të jetë e mirë, edhe për arritjen e marrëveshjeve.
Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Ndjeni se gjërat nuk po ecin siç doni dhe për këtë arsye ndiheni të lodhur dhe në siklet. Do t’iu duhet që të bëni një zgjedhje shumë të rëndësishme. Mundohuni që të shmangni peshën e angazhimeve që cilësoni të kota dhe që nuk ndiheni të mbrojtur. Keni ndjesinë se ambienti që ju rrethon ju shqetëson, ndaj mundohuni që të gjeni qetësinë në dashuri, pasi fundjava është premtuese.
Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Kjo e shtunë ju fton që të jeni të kujdesshëm, pasi mund të ketë polemika dhe tensione. Në mbrëmje mund të humbni durimin, ndaj bëni kujdes. Nëse në dashuri ka kontraste, këshillohet që të shmangni një konflikt të mundshëm. Mund të përballeni me ndonjë shqetësim në sferën profesionale.
Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Jeni në një dyjëzim të madh, duhet të merrni disa vendime të rëndësishme, sidomos në dashuri. Mundohuni të vlerësoni mirë se çfarë do të bëni si dhe shmangni situatat stresuese.
Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Është momenti për të parë përreth dhe për të nisur aventura dhe bashkëpunime të reja, të cilat premtojnë sukses. Kjo është një periudhë e mirë, edhe për historitë e reja të dashurisë.
Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Nuk ndiheni shumë më formë, pasi do të ndiheni disi të lodhur. Mundohuni që të përmbaheni dhe të shmangni sa më shumë të jetë e mundur diskutimet.
Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Ndjeni nevojën për të pushuar dhe për tu shkëputur nga gjithçka. Merreni me qetësi dhe përfundoni nga fundjava për të sistemuar disa çështje të mbetura pezull dhe të mundoheni që të rikuperoni raportet me personat që i keni përzemër.