Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Kjo është një ditë mjaft e favorshme për ndjenjat, në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës në shenjën tuaj. Po ashtu parashikohet një fundjavë e mirë në të gjitha drejtimet. Do t’iu hapet rruga për çdo gjë, sidomos në kontaktet me persona të tjerë.
Demi
Pas një periudhe delikate në dashuri, marsi do ju japë drejtim. Do arrini që të kuptoni nëse ndjenjat duhen lënë mënjanë, nëse ia vlen të vazhdoni lidhjen apo ta ndërprisni atë. Nga ana tjetër e dini se duhet të përqendroheni në punë, në mënyrë që të funksionojnë disa projekte dhe të zgjidhni disa probleme. Ky është momenti i duhur për ta bërë, pasi pranvera sjell rilindje profesionale.
Binjakët
Kjo është dita më e mirë e të gjithë javës, e cila do i dedikohet e gjitha dashurisë, duke qenë se Venusi është në favorin tuaj. Sa i takon punës dhe financave, do të hasni në probleme, ndaj mundohuni të mos nervozoheni.
Gaforrja
Parashikohet një ditë e mbushur me tension dhe aspak në ritmin e duhur, ku do të jeni nën stres për shkak të përgjegjësive që keni mbi supe. Duhet të mundoheni të mbani distancë dhe të ruani qetësinë. Pas pak ditësh çdo gjë do të shkojë mirë.
Luani
Parashikohet një ditë disi kontradiktore dhe stresuese sa i takon dashurisë, ku parashikohet të ketë debate. Jeni të sigurtë se jeni me personin e duhur? Edhe në nivelin fizik nuk do të jeni mirë.
Virgjëresha
Parashikohet një ditë neutrale gjatë së cilës duhet të përfitoni për tu relaksuar, pas lodhjes që keni kaluar së fundmi si në nivelin fizik edhe emocional. Sa i takon dashurisë, po mundoheni që të kuptoni nëse zgjedhjet që keni bërë janë të duhurat.
Peshorja
Kjo ditë ju fton që të përfshiheni në zgjedhje të udhëhequra nga instinkti, pa u menduar shumë. Urani do të jetë në anën tuaj, ndaj mos u mendoni gjatë, pasi mund të humbni mundësitë. Ky është momenti i duhur për të vepruar.
Akrepi
Dita nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur sa i takon ndjenjave. Do të jeni të mbyllur në veten tuaj dhe do të reflektoni lidhur me një gjendje e cila ju mundon. Bëni mirë që të mos mendoni gjatë për të kaluarën.
Shigjetari
Kjo e shtunë do të jetë mjaft e rëndësishme për ndjenjat. Mund të nisni të mendoni për gjithë çfarë duhet të bëni pjesën tjetër të muajit. Dielli i pranishëm në shenjën tuaj, do ju ndihmojë për të bërë zgjedhjet e duhura.
Bricjapi
Parashikohet një ditë disi e rënduar sa i takon raporteve me të tjerët dhe ndjenjat. Disa probleme në punë, ju kanë penguar që të kaloni më shumë kohë me familjen dhe njerëzit tuaj të zemrës.
Ujori
Do të jeni të trazuar emocionalisht dhe kjo gjë mund t’iu shkaktojë probleme, sidomos në dashuri, ndoshta për shkak se nuk i jepni rëndësinë e duhur gjërave, shkruan noa.al. Mundohuni ti jepni më shumë gjallëri ditës.
Peshqit
Gjatë kësaj fundjave do të keni mundësi të rikuperoni sa i takon ndjenjave dhe raporteve ndërpersonale, të cilat kanë pasur momente jo të mira. Mundohuni vetëm që të mos bëni shumë lëshime, pasi partneri/ja, mund të përfitojë nga mirësia juaj.