Fjalë Kyçe

Parashutat e pavarësisë, fluturuan në mënyrë vullnetare

Parashutat e pavarësisë, fluturuan në mënyrë vullnetare

Parashutat që performuan në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nuk janë paguar për perfomancën e tyre ka bërë të ditur Federata Aeronautike e Kosovës.

Në reagimin e tyre drejtuar medieve kanë bërë të ditur se parashutistët e kanë bërë fluturimin e tyre në baza vullnetare, transmeton lajmi.net.

“Federata Aeronautike e Kosovës, konfirmon se asnjë nga paragllajdistët që kanë performuar në këtë paradë për ditën e pavarësisë nuk janë paguar për përformansën e tyre. Të gjithë paragllajdistët këtë performansë/fluturim e kanë bërë në baza vullnetare dhe pa asnjë kompenzim nga federata apo nga ndonjë organizatë tjetër”, thuhet në reagimin e tyre.

Në media është raportuar se pesë parashutat u paguan nga Qeveria e Kosovës 5 mijë e 770 euro.