Fjalë Kyçe

Parisi dhe Berlini vishen me ngjyrat e flamurit të Ukrainës

Parisi dhe Berlini vishen me ngjyrat e flamurit të Ukrainës

Kryeqytetet e Gjermanisë dhe Francës kanë treguar solidaritet për Kievin sonte duke veshur monumentet e tyre historike nën ngjyrat e flamurit të Ukrainës blu dhe verdhë.

Kryebashkiaku i Berlinit , Franziska Giffey, ka thënë se ata janë duke e përkrahur Ukrainën me këtë gjest.

“Ne po tregojmë solidaritetin tonë me popullin e Ukrainës, për shumë berlinezë me rrënjë ukrainase, por edhe për shumë rusë që duan paqe në Rusi dhe Ukrainë,” tha Giffey.