Fjalë Kyçe

Parlamenti Studentor dorëzon kallëzim penal ndaj anëtarëve të Këshillit Drejtues të UPZ-së

Parlamenti Studentor dorëzon kallëzim penal ndaj anëtarëve të Këshillit Drejtues të UPZ-së

Parlamenti Studentor i Universitetit ‘Ukshin Hoti’ në Prizren ka dorëzuar në Prokurori kallëzim penal ndaj katër anëtarëve të Këshillit Drejtues të UPZ-së. Ata janë Bedri Muhadri, Isak Hoxha, Parim Kosova dhe Soner Yildirim. Burime të Gazetës Alo bëjnë me dije se tre prej tyre janë anëtarë të Partisë Nisma Socialdemokrate të Fatmir Limajt.

Kallëzimi është dorëzuar nga kryetari i Parlamentit Studentor, Milot Krasniqi. Në arsyetim të kallëzimit penal thuhet se të njëjtit ‘me datë 21.12.2018, në një mbledhje pa kuroum, me vetëdije të plotë kanë vepruar kundërligjshëm, duke keqpërdorur pozitën zyrtare, ku kanë lëshuar një vendim për zgjedhjen e u.d. rektorit të UPZ-së’

Sipas kallëzimit të dorëzuar nga Parlamenti Studentor, të lartpërmendurit me këtë rast kanë kryer dy vepra penale, atë të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, sipas nenit 422 të Kodit Penal dhe mosekzekutimit të vendimit gjyqësor sipas nenit 402 të Kodit Penal.

‘Ne besojmë fuqihsëm në organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës dhe presim që jo vetëm të anulohen këto vendime të jashtëligjshme të Këshillit Drejtues nga organet përkatëse, po këta shkelës kontinuel të ligjit të dalin para drejtësisëdhe të marrin dënimet meritore{, thuhet në një njoftim të Parlamentit Studentor.

‘Ne nuk do të ndalemi deri në zbatimin e ligjshmërisë dhe do t’i shfrytëzojmë të gjitha alternativat ligjore që në UPZ të rikthehet normaliteti’, thuhet në njoftimin e Parlamentit Studentor. Sipas studntëve, sheklësit e ligjit e kanë vendin në burg e jo në Universitet. /Gazeta Alo/