Fjalë Kyçe

Partitë mbesin pa para që tre muaj

Partitë mbesin pa para që tre muaj

Bllokimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka shkaktuar shumë pasoja për subjektet politike, ndër to është edhe bllokimi i të ardhurave. Opozita ka shfaqur shqetësim për ndaljen e këtyre fondeve dhe po kërkon nga presidenti i vendit Hashim Thaçi funksionalizimin e menjëhershëm të KQZ-së, shkruan gazeta “Zëri”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe pas një viti ende nuk është funksionalizuar. Përveç vonesave në emërimin e përfaqësuesve politikë nga ana e presidentit të vendit Hashim Thaçi, probleme kanë dalë edhe me buxhetin e partive politike që financohen nga KQZ-ja.

Ka gati tre muaj prejse një deputet i Kuvendit të Kosovës, 37 asamblistë komunalë dhe 13 subjekte politike nuk kanë marrë paga. Dy partitë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë shprehur shqetësimin e tyre me ndaljen e këtyre fondeve dhe po kërkojnë vazhdimisht dekretimin e menjëhershëm të përfaqësuesve politikë në KQZ nga presidenti Thaçi, që si rrjedhojë e saj të zhbllokohet edhe buxheti.

Mirëpo megjithatë analistë politikë vlerësojnë se ndalimi i këtyre fondeve nuk mund të ndikojë shumë në veprimtarinë e partive politike, duke qenë se ato nuk financohen vetëm nga KQZ-ja.