Fjalë Kyçe

Pas 30 vjetësh gjendet trupi i një 17 vjeçari kroat që serbët e kishin ndarë nga nëna dhe e kishin vrarë

Pas 30 vjetësh gjendet trupi i një 17 vjeçari kroat që serbët e kishin ndarë nga nëna dhe e kishin vrarë

Sot 30 vjet pas vrasjes, u identifikuan eshtrat e një 17 vjeçari nga Vukovari, Jovan Josip Krosnjar, i cili u nda nga nëna e tij dhe u vra më 17 nëntor 1991 nga paraushtarakët serbë në tregun e drurit.

“Nëna nuk jetoi për të varrosur djalin që e kërkonte atë më gjatë sesa jetoi ai, por vëllai i madh Ivica me shumë dashuri dhe këmbëngulje gjatë gjithë këtyre viteve nuk pushoi së kërkuari të kontrollonte informacionin më të vogël”, tha Ana Galovic, shkrimtarja që fatin e këtij djali e ka trajtuar në librin e saj “Mami, s’po e shoh parajsën”, përcjell klankosova

Sipas informacioneve të fundit, Jovani dhe gjashtë mbrojtës dhe civilë të tjerë të Vukovarit u dërguan në pjesën e Drvena Pijaca, ku u qëllua pa mëshirë në pjesën e pasme të kokës.