Fjalë Kyçe

Pas dekretimit të ligjit për buxhetin, Ministria e Financave tregon kur ekzekutohen 170 euro për punëtorë

Pas dekretimit të ligjit për buxhetin, Ministria e Financave tregon kur ekzekutohen 170 euro për punëtorë

Pas dekretimit të Ligjit për buxhetin nga ana e presidentit Hashim Thaçi, në Ministrinë e Financave tregojnë se kur do të ndodhë ekzekutimi i pagesave për qytetarët e kategorive sociale, punëtorët dhe bizneset.

Për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve, zëvendësministri Agim Krasniqi ka thënë për KosovaPress, se sot ose nesër Ligji për buxhetin do të publikohet në gazetën zyrtare, ndërsa implementimi tij pritet të nis nga dita e hënë, duke përfshirë edhe komplet masat për punëtorë nga Pako Emergjente, si dhe nis procesi i implementimit të disa masave të rimëkëmbjes ekonomike.

“Të gjitha këto besoj mund të realizohen në javën e ardhshme, pra obligimet që i kemi në raport me masat e pakos fillojnë dhe mund të realizohen brenda javës… Të gjitha obligimet fillojnë të implementohen prej të hënës dhe besoj deri në fund të javës pjesa më e madhe e obligimeve do të përfundoj janë e ardhshme. Dhe pastaj fillomë me masat që kanë të bëjnë me rimëkëmbjen ekonomike që është një proces që do të filloj për rimëkëmbje e do të përfundoj vitin e ardhshëm”, tha Krasniqi.

Ndryshe, sot gjatë ditës presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar Ligjin për Buxhetin 2020, për të cilin ka shkruar se këtë dekretim të menjëhershëm e ka bërë që sa më parë të ekzekutohen pagesat për qytetarët tanë dhe të zbuten pasojat e pandemisë.