Fjalë Kyçe

Pas katër vitesh në arrati, arrestohet milioneri për vrasjen e gruas

Pas katër vitesh në arrati, arrestohet milioneri për vrasjen e gruas

Peter Chadwick u arrestua në Meksikë dhe është ekstraduar në SHBA.

Një milioner me origjinë britanike, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij në shtëpinë e tyre në Kaliforni, është arrestuar pasi kaloi katër vjet në arrati, raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net.

Peter Chadwick, 55 vjeç, u kap në Meksikë të dielën dhe është ekstraduar në SHBA për t’u përballur me gjyqin.

Ai është fshehur që kur iu shmang paraqitjes në gjykatë në janar 2015.

Chadwick, një qytetar i natyralizuar amerikan, u gjet falë një sulmi të shpejtë pasi policia ofroi një shpërblim prej $ 100,000 (82,000 £) për informacionin që çoi në kapjen e tij.