Fjalë Kyçe

Pas sanimit të dëmeve nga sulmi i nëntorit, lëshohet uji në kanalin e Ibër-Lepencit

Pas sanimit të dëmeve nga sulmi i nëntorit, lëshohet uji në kanalin e Ibër-Lepencit

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se është lëshuar uji në kanalin e Iber Lepencit, pas sulmit terrorist që është bërë aty në fund të nëntorit të vitit 2024.

“Sot edhe zyrtarisht lëshohet uji në kanalin e Ibër Lepencit, pas sulmit terrorist që ndodhi në kanal. Jam i gëzuar dhe falënderues për të gjithë ata që kontribuan drejtëpërdrejt që kanali të sanohet dhe për asnjë moment qytetarët të mos mbesin pa rrymë e ujë”, ka shkruar Durmishi.