Pas përfundimit të takimit të liderëve të shtetit me zyrtarin e lartë amerikan David Hale, Presidenti Thaçi, Kryeministri Haradinaj dhe Kryeparlamentari Veseli, janë mbledhur në njërin prej restoranteve të Prishtinës, njofton Klan Kosova.
Takimi u zhvillua në Rezidencën e Ambasadës së Amerikës në Prishtinë.
Diplomati amerikan në këtë takim ka kërkuar nga liderët e vendit që të bëhet pezullimi i taksës 100 për qind ndaj mallrave që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.