Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur për Telegrafin se sot në orët e pasdites do të ketë reshje shiu dhe stuhi.
Ai në një prononcim për Telegrafi tha se e mërkura do të jetë ndër ditët më të paqëndrueshme sa i përket motit.
“Sot do të jetë një nga ditët më të paqëndrueshme në gjithë rajonin, por edhe në Kosovë si pasojë e aktivitetit ciklonik dhe zhvendosjes së këtyre masave të nxehta ajrore…”, shtoi Aliu.
Sipas tij, disa rajone të vendit mund të përfshihen nga të reshura të shumta shiu dhe stuhi.
Aliu tutje u bëri apel qytetarëve që t’i evitojnë daljet dhe të kenë kujdes.
Ndryshe, kjo javë është shoqëruar me reshje shiu. Në disa qytete ka pasur edhe vërshime.