Fjalë Kyçe

Pasi i humbi zgjedhjet, Dodik kërcënon se do që t’ua këpus ngrohjen qyetarëve

Pasi i humbi zgjedhjet, Dodik kërcënon se do që t’ua këpus ngrohjen qyetarëve

Kreu i SNSD-së në Bosnje-Hercegovinë, Milorad dëshiron t’ua ka ndalë ndihmat qytetarëve të cilët nuk e votuan atë.

Kjo pasi nuk arriti të bëhet kryebashkiak i Banja Luka.

Dodik njoftoi se do të pezullonte të gjitha investimet dhe burimet financiare të qytetit Banja Luka. Ai tha se kryetabashkiaku i ri le të punojë e të investojë në qytet.

“Unë mendoj se është e rëndësishme të flasësh qartë. Ai ka përgjegjësitë e tij dhe përfaqëson qytetin, le të tregojë dhe të punojë. Ai tha se studentët dhe pensionistët do të marrin transport falas në qytet. Le të sugjerojë, ne do ta mbështesim, por le të shohim se si ai do ta financojë atë”, tha Dodik

Ai po ashtu vuri në dyshim edhe financimin për ngrohjen e qytetit, transmeton Gazeta Express.

“Si do të financojnë ata ngrohjen e qytetit që ne subvencionojmë çdo vit. Pse do ta bënte Republika Srpska? Kemi komuna të tjera që kanë nevojë për ndihmë. Ne do të ndalojmë të gjitha investimet nga niveli i RS,” tha ai.

Në fund, Dodik tha se do të merrte listat e votuesve dhe do të shihte se ku Stanivuković mori mbështetje në mënyrë që të mos i jepte më ndihmë atyre vendeve.

“Ky është një gabim i madh i atyre që menduan kështu … Unë nuk do t’i fal për atë që i bënë Igor (Radojiçiq). Unë kam të drejtë ta bëj si burrë. Unë do të shoh çdo vend votimi. Kudo që të marrë kryetari i bashkisë, le të shkojë ta zgjidhë atë, ne Demokraci, këtu jemi, duke filluar të mësojmë pak nga amerikanët, çfarë do të bësh“, thuhet në deklaratën skandaloze të presidentit të SNSD.

Kush humbet ka të drejtë të zemërohet, por kur politikanët fillojnë të hakmerren ndaj rivalëve politikë përmes kurrizit të qytetarëve, kjo merr një dimension krejt tjetër. Kjo është pikërisht ajo që kreu i SNSD. Milorad Dodik njoftoi publikisht sot pasi kandidati i PDP Drasko Stanivukovic u bë kryebashkiaku i ri i Banja Luka, shkruajnë mediat e Bosnje-Hercegovinës.