Fjalë Kyçe

Pasi që kryen marrëdhënie, e vret dhe e nxjerrë nga dhoma në valixhe

Pasi që kryen marrëdhënie, e vret dhe e nxjerrë nga dhoma në valixhe

Grace Millane, 22 vjeçare kishte vdekur pasi që kishte shkuar në një takim Tinder ( takime online për çifte bazuar në lokacion ), ajo ishte vrarë dhe ishte nxjerr nga dhoma e hotelit future brenda në një valixhe.

I akuzuari, emri I të cilit nuk është bërë publik, për arsyeje ligjore, kishte tentuar të shmangte përgjegjësinë, duke mohuar vrasjen, por atë e kishin tradhtuar kamerat e sigurisë, shkruan Dail Mail, përcjellë Gazeta Alo.

Ai kishte menduar një master plan për zhdukjen e gjurmëve, ku pasi që e kishte blerë një valixhe në natën kritike, ndërsa ditën tjetër kishte blerë një lopatë për ta groposur viktimën. Ai nuk kishte pranuar fajin, deri sa iu ishin shfaqur videot nga kamerat e sigurisë, që shihej tek blente lopatën, valixhen dhe tek e nxirrte jashtë trupin e pajetë të vendosur në valixhe e mbi karrocë. Krejt kjo ngjarje ka ndodhur në Zelandë të Re, në qytetin e Aucklandit.

Vrasësi ka shpjeguar më pastaj se viktiminë e kishtë ftuar në apartment, në natën e ditëlindjës se saj të 22-të, ku edhe e kishte mbytur me ngulfattë për kënaqësi të tija seksuale. Ai sqaroj se e kishte future viktimën ne valixhe, në pozitën e fetusit duke u siguruar që nuk do të vërehej gjatë nxjerrjes jashtë.\Gazeta Alo\