Rreth 3% e njerëzve në studim që kishin rezultuar pozitiv kishin të paktën një nga simptomat për të paktën tre muaj pas infektimit.
Sipas shifrave të Zyrës për Statistikat Kombëtare, 1 në 40 persona me koronavirus ka simptoma që zgjasin të paktën tre muaj, shkruan BBC.
Në prill, sipas një raporti të ONS, rezultonte se 1 në çdo 10 persona vuajnë nga simptomat e Covid-it të gjatë, transmeton lajmi.net.
Ndërsa studimet e fundit tregojnë se Covid i gjatë mund të jetë më pak i zakonshëm nga sa mendohej më parë.
Por gjendja nuk është kuptuar plotësisht dhe ende nuk ka një përkufizim të pajtuar universalisht, duke çuar në studime të ndryshme që prodhojnë shifra të ndryshme.
Analiza e fundit e ONS pyeti dy grupe njerëzish – ata që kishin qenë me koronavirus dhe ata që nuk e kishin kaluar – nëse kishin: ethe, dhimbje koke, dhimbje të muskujve, dobësi, lodhje, përzierje, dhimbje barku, diarre, dhimbje të fytit, kollë, gulçim, humbje të shijes, humbje të nuhatjes.
Rreth 3% e njerëzve në studim që kishin rezultuar pozitiv kishin të paktën një nga simptomat për të paktën tre muaj pas infektimit.
Midis atyre që nuk kishin dalë pozitivë, kjo përqindje ishte 0.5%, që do të thotë se 1 në çdo 40 njerëz të infektuar kishin simptoma të koronavirusit që zgjatën për tre muaj ose më gjatë.
Dhe si shumë raporte të tjera, studimi tregon se gratë, 50-69 vjeç dhe njerëzit me probleme të tjera shëndetësore afatgjata, kanë më shumë gjasa të kenë disa nga këto simptoma 12 javë pas një infeksioni Covid.
Njerëzit me nivele të larta të virusit në trupin e tyre kur rezultojnë pozitivë kanë gjithashtu më shumë gjasa të vuajnë nga simptomat e Covidit të gjatë.