Fjalë Kyçe

Pasojat e mundshme të koronavirusit në ekonominë kosovare

Pasojat e mundshme të koronavirusit në ekonominë kosovare

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi ka folur rreth pasojave të mundshme për ekonominë vendore në rast të shfaqjes së koronavirusit.

Kosova është ndër vendet e pakta në botë që ende ka shpëtuar nga sëmundja e rrezikshme.

Rukiqi thotë se është çështje ditore kur pritet që edhe Kosova të përballet me rastet e para.

“Në rast të çfarëdo paniku në nivel lokal apo më gjerë, Kosova ka rezerva të miellit të cilat mund të zbrazen, brenda një periudhë të shkurtë kohore. Prandaj i propozoj Qeverisë dhe institucioneve tjera të rëndësisë për sigurinë kombëtare, që krahas masave në aspektin shëndetësor, të hartojnë një sërë masash preventive dhe proaktive, për të gjitha skenarët e efekteve të koronavirusit, përfshire mbylljen e kufijve dhe recesionin në nivel global”, shkruan Rukiqi në Facebook.

Postimi i plotë:

Coronavirus, pasojat ne ekonomi, cfare reagimi duhet te kemi

– Eshte ceshtje ditesh, kur pritet te ballafaqohemi me rastet e para me Coronavirus ne Kosove;

– Ekonomia boterore eshte ne panik per nje recesion te ri;

– Bursat po shenojne reniwt me dramatike, qe nga viti 2008;

– Sektore te tere, jane te prekur nga efektet afatshkurta dhe afatgjata te Coronavirusit, perfshire turizmin, industrine ushqimore dhe zingjiret furnizuese, sidomos nga Azia;

– Shperthimi i virusit ne Evrope, ka nxitur ndermarrje te masave drastike, ne shumicen e vendeve evropiane, perfshire edhe mundesite e mbylljes te kufijve;

– Mbyllja e kufijve, duhet na e rrit mobilizimin ne shkalle maksimale, pasi qe kemi varesi te madhe nga importet;

– Vetem nje shembull: Ne rast te cfaredo paniku ne nivel lokal apo me gjere, Kosova ka rezerva te miellit te cilat mund te zbrazen, brenda nje periudhe te shkurte kohore;

– Prandaj i propozoj Qeverise dhe institucioneve tjera te rendesise per sigurine kom betare, qe krahas masave ne aspektin shendetsor, te hartojne nje sere masash preventive dhe proaktive, per te gjitha skenaret e efekteve te Coronavirusit, perfshire, mbylljen e kufijve dhe recesionin ne nivel global. Jemi te gatshem te ndihmojme.