Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, ka qëndruar në Siri.
Ai atje është pritur nga presidenti i këtij vendi, Bashar al-Assad, transmeton Klan Kosova.
Assad ka thënë se Siria dhe Serbia kanë qenë cak i tentimeve të huaja për t’ua minuar sovranitetin dhe strukturën e tyre.
Kurse Irinej ka thënë se beson në aftësinë e Sirisë për të dalë nga gjendja në të cilën po kalon dhe rimarrjen e rolit si një shtet efektiv poashtu dhe vendosjen e stabilitetit dhe përhapjes së paqes dhe dashurisë.