Fjalë Kyçe

Pavarësisht përhapjes së shpejtë, varianti Delta është i dobët ndaj vaksinës antiCOVID-19

Pavarësisht përhapjes së shpejtë, varianti Delta është i dobët ndaj vaksinës antiCOVID-19

Pavarësisht shfaqjes së Deltës si variant dominues i COVID-19 në SHBA, pothuajse të gjithë antitrupat e prodhuar nga vaksina Pfizer janë në gjendje ta neutralizojnë atë, ka thënë një studim i botuar të hënën, duke nënvizuar mbrojtjen e ofruar nga vaksinimi, ndërkaq rastet më serioze të prekura nga ky variant janë të pavaksinuarit.

Në një laborator, studiuesit ekspozuan qelizat me antitrupat nga vaksina Pfizer në llojin origjinal të COVID-19 dhe katër variantet.

Variantet delta dhe alfa u neutralizuan nga të gjithë, përveç njërit prej 13 antitrupave që janë zhvilluar në dikë që e ka marrë vaksinën Pfizer, shkruajnë studiuesit nga Universiteti i Mjekësisë në St.Louis.

Ndërsa beta dhe gama u shmangën ndaj disa antitrupave, tetë nga 13 u gjetën dhe ndaluan të dy variantet.

Nga pesë antitrupat që ishin efektivë kundër llojit origjinal, pesë e neutralizuan variantin delta, duke e bërë atë më të dobët se origjinali, pavarësisht lehtësisë superiore të përhapjes.

Varianti Delta po shpërndahet me të madhe edhe në Kosovë. Siç ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nga 173 mostrat e dërguara për studim 171 prej tyre kanë dalë me këtë variant.