Është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet lidhur me funksionalizimin e KQZ-së.
Derisa, në këtë seancë partitë opozitare po kërkojnë nga presidenti i vendit Hashim Thaçi që t’i emëroj anëtarët e ri të KQZ-së, një gjë të tillë e ka bërë edhe ish partia me të cilën presidenti udhëhoqi për vite të tëra , shkruan Gazeta Alo.
Deputeti i kësaj PDK-së, Elmi Reçica theksoi se rezoluta e propozuar nga partitë opozitare është i panevojshme.
“Seanca e sotme është e panevojshme dhe rezoluta e propozuar. Ne kërkojmë që presidenti t’i emëroj sa me parë anëtarët e KQZ-së dhe të debllokohet ky institucion i rëndësishëm”, është shprehur ai./Gazeta Alo/