Fjalë Kyçe

Pas Mitrovicës PDK del fituese edhe në këtë komunë

Pas Mitrovicës PDK del fituese edhe në këtë komunë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar të gjitha votat për komunën e Shtimes.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës është e para në Shtime me 33.31 për qind të votave, e pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 27.44 për qind.

Në vendin e tretë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 22.90 për qind të votave.

Koalicioni NISMA-AKR-PD  në komunën e Shtimes ka marrë 7.99 për qind, ndërsa AAK-PSD 3.96 për qind.

Subjektet tjera politike kanë marrë 4.25 për qind të votave.