Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë të ditur se është duke u zhvilluar fushata “Parandalojmë tërbimin, ruajmë shëndetin”.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se kjo fushatë po zhvillohet për qëllim që të rritet ndërgjegjësimin mbi sëmundjen e tërbimit dhe masat që ndërmerren për parandalimin e saj në Kosovë.
” Kjo sëmundje është zoonozë, bartet nga kafshët tek njeriu dhe është vdekjeprurëse. Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë po zhvillon këtë aktivitet në dy faza – atë pranverore dhe vjeshtore, tani si aktivitet me mjete vetanake përkundër viteve të kaluara, kur ky aktivitet është financuar nga Bashkimi Evropian”.
“Vaksinimi bëhet përmes shpërndarjes së karrem-vaksinave nga ajri me avionë por edhe në mënyrë manuale, për të siguruar konsumimin e vaksinave nga kafshët e egra. Sipas statistikave, në botë çdo ditë vdesin 160 persona ndërsa brenda vitit vdesin 59,000 persona. Përmes këtij aksioni theksojmë përkushtimin ndaj shëndetit publik dhe mirëqenies së komunitetit”, ka thënë Peci.