Një burrë në Pejë ka raportuar se në mëngjesin e të shtunës është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja dhe dy djemtë e tij.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se burri ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Pejë / 27.07.2024 – 05:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja dhe dy djemtë e tij. I njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Tre personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Një rast iu ngjashëm ka ndodhur në Graçanicë në mbrëmjen e të shtunës.
Një burrë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja dhe djali i tij.
Ai ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.