Në rrugën “7 shtatori” në Pejë një këmbësor, shtetas i Shqipërisë, ka vdekur pasi dyshohet se është goditur qëllimshëm nga një veturë.
Dyshohet se edhe personi që ishte në veturë është shtetas i Shqipërisë.I dyshuari është në arrati ndërsa këmbësori ka vdekur dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Vetura e të dyshuarit është gjetur nga Policia.
Lajmin e ka kontaktuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
“Po mund të ju konfirmojmë, prokurori i krimeve të rënda bashkë me Policinë dhe njësitet tjera relevante janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se ka ndërruar jetë një person që është goditur me veturë”, tha Nikçi.