Fjalë Kyçe

Pelosi: Solidariteti me popullin tajvanez, më i rëndësishëm se kurrë më parë

Pelosi: Solidariteti me popullin tajvanez, më i rëndësishëm se kurrë më parë

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, shprehu solidaritetin e Shteteve të Bashkuara me Tajvanin, teksa ajo arriti në Tajpei. Vizita e Pelosit në këtë ishull ka përkeqësuar tensionet me Pekinin, që pretendon se ky ishull është pjesë e territorit të Kinës.

Pelosi u mirëprit më 2 gusht aeroportin e Tajpeit nga ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu, dhe Sandra Oudkirk, përfaqësuesja e lartë e SHBA-së në Tajvan.“Vizita në Tajvan e delegacionit të Kongresit tonë nderon zotimin e palëkundur të Amerikës në mbështetjen e demokracisë së gjallë të Tajvanit”, tha Pelosi me të mbërritur në Tajvan.“Solidariteti i Amerikës me 23 milionë banorët e Tajvanit është më i rëndësishëm se kurrë më parë, teksa bota përballet me zgjedhjen midis autokracisë dhe demokracisë”, shtoi ajo.

Kina menjëherë dënoi vizitën e Pelosit, duke thënë se seriozisht rrezikon paqen dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit. Ministria e Jashtme kineze përmes një deklarate për media tha se vizita e zyrtares amerikane “do të ketë ndikim të rëndë në raportet Kinë-SHBA dhe cenon seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës”.

Kina, që e konsideron Tajvanin si një provincë të saj dhe thotë se mund ta aneksojë me forcë nëse është e nevojshme, i sheh kontaktet e zyrtarëve amerikanë me Tajvanin si një përpjekje për të inkurajuar zyrtarizmin e pavarësisë së ishullit.Tajvani: Mbi 20 avionë kinezë hynë në zonën ajroreMë 2 gusht, teksa Pelosi arriti në Tajvan, autoritetet e këtij ishulli thanë se mbi 20 avionë luftarakë kinezë hynë në zonën e mbrojtjes ajrore.Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit tha se “21 avionë hynë në zonën e mbrojtjes ajrore më 2 gusht”.Më herët gjatë ditës, media shtetërore kineze tha se avionët kinezë po fluturonin mbi Ngushticën e Tajvanit./REL