Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence i bëri thirrje aleatëve evropianë që të heqin dorë nga marrëveshja bërthamore me Iranin, që u arrit më 2015.
“Është koha që partnerët tanë evropianë të qëndrojë përkrah nesh dhe popullit iranian”, tha Pence gjatë Konferencës së Sigurisë, që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.
“Ka ardhur koha që partnerët tanë evropianë të tërhiqen nga marrëveshja bërthamore me Iranin”, tha Pence.
Sipas marrëveshjes, fuqitë botërore janë pajtuar që të ofrojnë lehtësime të sanksioneve, në këmbim të frenimit të programit bërthamor nga Irani.
Shtetet e Bashkuara, vitin e kaluar u tërhoqën nga kjo marrëveshje dhe rivendosën sanksionet ekonomike.
Nënshkruesit e tjerë të marrëveshjes – Franca, Gjermania, Britania, Bashkimi Evropian, Rusia dhe Kina – që të gjithë kanë punuar për të shpëtuar këtë marrëveshje.
Komentet e Pence vijnë pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë konferencës në Mynih e mbrojti paktin bërthamor. Ai e quajti marrëveshjen një “spirancë” që lejon Perëndimin të ushtrojë presion mbi Teheranin.