Fjalë Kyçe

Për herë të parë India raporton mbi 4000 vdekje në një ditë nga COVID-19

Për herë të parë India raporton mbi 4000 vdekje në një ditë nga COVID-19

India ka raportuar një rekord prej 4187 vdekjesh nga koronavirusi në 24 orë dhe 401,078 raste të konfirmuara sipas shifrave zyrtare.

Shifrat rekorde janë raportuar në kohën kur po bëhet presion mbi qeverinë e kryeministrit Narendra Modi që të shpallë një mbyllje kombëtare, njofton Klan Kosova.

India ka më shumë se 21.8 milionë raste të konfirmuara të infeksioneve dhe gati 240 mijë vdekje. Ekspertët thonë se edhe këto shifra dramatike mund të mos jenë të sakta, sepse numri mund të jetë më i madh, shkruan Euronews.

Vala e dytë në Indi ka filluar që nga shkurti dhe për këtë gjë po fajësohet qeveria që hoqi masat kufizuese për mbledhjen e njerëzve gjatë disa festivaleve fetare dhe tubimeve politike.