Fjalë Kyçe

Për herë të parë, Izraeli akuzon Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë

Për herë të parë, Izraeli akuzon Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë

Ministri i Jashtëm izraelit, Yair Lapid, ka dënuar “fuqishëm” “krimet e luftës” të Rusisë në Ukrainë në një deklaratë, përmes të cilës kritikon Rusisë për sulmet që po i bën Ukrainës që prej 24 shkurtit.

Në një deklaratë, Lapid tha:

“Imazhet dhe dëshmitë nga Ukraina janë të tmerrshme. Forcat ruse po kryejnë krime lufte kundër popullsisë civile të pambrojtur. Unë i dënoj fuqishëm këto krime lufte. Më herët sot, kryeministri izraelit, Naftali Bennett, dënoi vrasjen e civilëve të dokumentuar në Bucha, por nuk i akuzoi forcat ruse për përgjegjësi”, tha ministri izraelit, shkruan The Guardian.

Ndërkohe kryeministri izraelit, Bennett tha gjatë një konference për shtyp se është shokuar nga pamjet mizore që vijnë nga Bucha.

“Jemi të shokuar nga pamjet e tmerrshme në Bucha, janë skena të tmerrshme, ne i dënojmë ato. Vuajtja e qytetarëve ukrainas është e madhe dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar.”

Wall Street Journal shkruan se kjo është hera e parë që Izraeli akuzon qartë Rusinë për krime lufte në Ukrainë.