Fjalë Kyçe

Për kafjall të këndshëm, ja si të përgatisni omletë me përshutë dhe djathë

Për kafjall të këndshëm, ja si të përgatisni omletë me përshutë dhe djathë

Omëleta mbetet gjithmonë një pjatë e shëndetshme dhe shumë e thjeshtë. Përgatiteni me djathë dhe proshutë për një shije akoma më të mirë.

Përbërësit

60 gr proshutë

60 gr djathë kaçkavall

3 vezë

piper i zi

kripë

gjalpë

3 feta domate

pesto

fara pishe

Përgatitja

1.Prejeni proshutën dhe djathin në copa të vogla dhe lërini mënjanë. Shtoni vezët në një tas të vogël, hidhni piper, kripë dhe rriheni me një pirun.

 

  1. Vendosni pak gjalpë në një tigan. Lëreni të shkrijë. Shtoni vezët dhe skuqini derisa të mpiksen.

 

  1. Mblidheni omëletën në gjysmën e tiganit. Shtoni djathin dhe proshutën. Kur të piqen, mbushni omëletën, duke formuar një gjysmë hënë.

 

  1. Në një pjatë për servirje vendosni 3 feta domate, hidhni mbi to pak salcë pesto dhe fara pishe. Vendosni në pjatë edhe omëletën e përgatitur.