Janë zvogëluar pritjet në pikat kufitare në Merdare dhe Dheun e Bardhë.
Mërgimtarëve kosovarë që janë rrugës për vendlindje sot u duhet të presin vetëm 5 deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë përmes kufirit në Merdare.
Ndërkaq në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritja është edhe më e vogël. 3 deri në pes minuta duhet të presin në këtë pikëkalim kufitar.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, e njëjta situatë është edhe në Multivodë dhe Jarinje.