Fjalë Kyçe

Përdhunuesi dhe grabitësi i 56 grave dënohet me 1088 vjet burgim

Përdhunuesi dhe grabitësi i 56 grave dënohet me 1088 vjet burgim

Sello Abram Maponya nga Afrika e Jugut është dënuar me 1088 vjet burgim .

Ai është shpallë fajtor për përdhunimin dhe grabitjen e 56 grave në njërin prej tre kryeqyteteve të Afrikës Jugore, Pretoria, njofton Klan Kosova.

Maponyas iu vunë prangat përjetësisht nga Gjykata Supreme e Guatenges Veriore paraditen e së enjtes.

Ai gjithashtu u shpall fajtor për 40 raste të vjedhjes dhe të hyrjes me forcë nëpër prona private. Përgjatë një periudhe pesëvjeçare Sello Abram Maponya arriti t’i kryente këto krime .

Gjithashtu 33 vjeçari ka terrorizuar shumë komunitete të zonave të ndryshme si Atteridgeville, Mamelodi, Olievenhoutbosch dhe Silverton në 2014 derisa u arrestua në mars të vitit 2019.