Në Gjykatën Penale të Shkupit sot deri në orën 15.00 kanë mbërritur 62 kërkesa konform Ligjit për amnisti. Prej këtyre kërkesave për falje 27 i janë drejtuar Departamentit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion dhe 35 Departamentit Penal për të Rritur.
“Konform Ligjit për amnisti për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, e njoftojmë opinionin se sot deri në orën 15.00, në Gjykatë kanë mbërritur gjithsej 62 kërkesa konform Ligjit për amnisti prej të cilave 27 në Departamentin për Krim të Organizuar dhe Korrupsion dhe 35 në Departamentin Penal për të Rritur”, theksohet në kumtesën e Gjykatës.
Prej atje përmendin se afati për parashtrim vlen edhe sot dhe se do të merren parasysh edhe kërkesat të cilat afati i përcaktuar ligjor plotësisht do të dorëzohen deri te Gjykata përmes postës.
Afati për parashtrim të kërkesave për amnisti, siç theksoi sot më herët në brifingun me gazetarët kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev, skadon sonte në mesnatë.
Në Gjykatë është deponuar edhe një deklaratë e një të pandehuri për “27 prillin” se nuk do të kërkojë amnisti.
Në brifing është theksuar se numri i përgjithshëm i personave të përfshirë me të gjitha rastet të ndërlidhura me “27 prillin” qarkullon rreth 70.
Gjithashtu u theksua se Këshilli penal është kompetent për lëndët për të cilat tashmë ka aktvendim, ndërsa për lëndët që janë në vijim, si “27 prilli”, kompetencën do ta ketë këshilli gjyqësor, gjegjësisht gjykatësja Dobrilla Kacarska.
Pas vendimit të Gjykatës Penale, të dënuarit dhe të dyshuarit do të kenë të drejtë të ankesës para Gjykatës Penale në afat prej tre ditëve.
Ligji për amnisti të enjten u publikua në Gazetën Zyrtare të Republikë së Maqedonisë , pasi ky ligj u nënshkrua nga presidenti i vendit, Gjorge Ivanov.
Kuvendi i Maqedonisë më datën 18-të të këtij muaji me procedurë të shkurtër me 95 vota “pro”, asnjë kundër dhe asnjë abstenim e miratoi Ligjin për amnisti për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar.
Konform ligjit, amnistia nuk do t’i përfshijë organizatorët, personat të cilët kanë kryer dhunë fizike, të cilët kanë mbajtur armë, si dhe personat zyrtarë të cilët i kanë tejkaluar autorizimet zyrtare.