Fjalë Kyçe

Përfundon protesta e opozitës në Shqipëri

Përfundon protesta e opozitës në Shqipëri

Ka përfunduar protesta e opozitës në Shqipëri.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha sapo ka njoftuar përfundimin e protestës, ka thënë se opozita do të rikthehet prape në shesh, raporton lajmi.net.

Ai ka bërë të ditur se protesta e radhës do të mbahet më 20 shkurt.

Duke folur para qytetarëve të mbledhur para kryeministrisë, Basha i falënderoi ata për rezistencën dhe tha se kjo ishte një protestë madhështore.

Kujtojmë se protesta e sotme u karakterizua edhe me akte të dhunës, ku grupe të ndryshme dëmtuan derën kryesore të kryeministrisë shqiptare.