Fjalë Kyçe

Përfundon raundi i tretë i negociatave Ukrainë-Rusi

Përfundon raundi i tretë i negociatave Ukrainë-Rusi

Raundi i tretë i bisedimeve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë në Bjellorusi përfundoi me “hapa të vogla pozitive” në kuadër të korridoreve humanitare”, sipas Reuters.

Vendosja e korridoreve që do të mundësonin popullatën që të largohej nga qytetet e prekura nga lufta ka qenë e vështirë ditët e fundit, me raportime që thonë se Rusia po i bombardon ato.

Ndërkohë, ditën e enjte, në Turqi, do të zhvillohet një takim mes ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe homologut të tij ukrainas, Dmytro Kulebo.