Ka përfunduar takimi mes zyrtarëve të lartë të shtetit, pjesë e të cilit ishte edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi
Pas përfundimit të këtij takimi, asnjëri nga ministrat e pranishëm nuk kanë pranuar të deklarohen rreth asaj se çfarë është diskutuar në tryezë.
Ky takim mes krerëve institucionalë të shtetit u zhvillua vetëm disa orë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dërguan një letër të ashpër zyrtarëve shtetëror kosovarë.
Nga aty kërkohej që taksa 100% ndaj produkteve serbe të pezullohet në të kundërtën raportet SHBA-Kosovë do të zbehen.