Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në një takim Përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin, Richard Grenell.
Ata janë takuar në kabinetin e presidentit Thaçi ku mediat kanë pasur mundësi të filmojnë pritjen që presidenti i ka bërë Grenell. Pas takimit nuk ka pasur deklarata për media as nga emisari i presidentit amerikan e as nga presidenti Hashim Thaçi.
Pas takimit ambasadori Grenell ka vazhduar drejt ambasadës amerikane në Prishtinë.
Ditë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump, ka zgjedhur ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguar të administratës amerikane për dialogun Kosovë-Serbi.