Ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, është organizuar një atentat për vrasjen e tij nga një grup terrorist atje.
Kështu po pretendon ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, duke thënë se informatat e këtilla janë pranuar nga policia, raportojnë mediet serbe.
“Pasi konsulutam disa nivele ekspertësh për cilësinë dhe vlerën e informacionit të marrë nga anëtarët e Ministrisë së Brendshme dhe BIA-s, së bashku me Europol-in, si dhe shërbimet partnere nga të cilat morëm informacion, filluam një aksion gjithëpërfshirës për të vërtetohet identiteti i të gjithë anëtarëve të kësaj organizate kriminale”, deklaroi Vulin në një konferencë.
Ai tha se organizatorët janë përgjegjës për kontrabandën dhe shitjen e paligjshme të narkotikëve, por edhe për organizimin dhe urdhërimin e më shumë vrasjeve./lajmi.net