Fjalë Kyçe

Përhapja e variantit Delta, autoritetet amerikane vendosin udhëzime të reja për mbajtjen e maskave

Përhapja e variantit Delta, autoritetet amerikane vendosin udhëzime të reja për mbajtjen e maskave

Varianti Delta është përhapur në pothuajse çdo shtet të SHBA-së, duke shqetësuar ekspertët shëndetësorë për përhapjen e mëtejshme të virusit.

Varianti pritet të bëhet dominues në SHBA , tha drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, shkruan CNN.

Duke llogaritur faktin se gjysma e qytetarëve nuk janë vaksinuar plotësisht, sipas mjekëve kjo mund të shkaktojë një ringjallje të Covid-19 në vjeshtë. Në Los Angeles, ritmi i përhapjes së Delta ka bërë që zyrtarët të rivendosin udhëzimet për maskat në hapësirat e brendshme publike – pavarësisht nga statusi i vaksinimit.

Udhëzimi i ri për mbajtjen e maskës është i nevojshëm derisa zyrtarët shëndetësorë “të kuptojnë se si dhe ku po përhapet varianti Delta”, sipas një deklarate të shëndetit publik.

Vaksina Pfizer / BioNTech ka rezultuar 88% efektive kundër rasteve simptomatike të shkaktuara nga varianti Delta – dy javë pas dozës së dytë. Ata që kanë marrë vetëm një dozë detyrimisht janë më pak të mbrojtur, raporton abcnews.al

Por përhapja e koronavirusit po tejkalon vaksinat, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë. Dhe sa më shumë që koronavirusi të vazhdojë të përhapet midis njerëzve të pavaksinuar, aq më shumë rritet mundësia që të shndërrohet në një variant shqetësues.

Tani varianti Gamma ka treguar se është rezistent ndaj vaksinave dhe trajtimeve me antitrupa . Javën e kaluar, OBSH tha që edhe ata që janë plotësisht të vaksinuar duhet të mbajnë maska ​​në vendet ku virusi është përhapur masivisht.

Shumë shtete nuk kanë rivendosur mandatet e maskave për vitin e ardhshëm shkollor, duke përfshirë New Jersey – ku mbajtja e maskave nuk është e detyrueshme, tha guvernatori Phil Murphy të hënën.

Por kjo mund të ndryshojë nëse situata përkeqësohet, tha ai.

Si mund të jenë fëmijët të sigurt në shkolla?

Fëmijët mbi 12 vjeç duhet të vaksinohen tani, tha Dr. Ashish Jha, dekan i Shkollës së Shëndetit Publik të Universitetit Brown.

“Mesazhi im është i qartë: Ju duhet t’i vaksinoni fëmijët tuaj,” tha ai për CNN të hënën. “Unë kam dy adoleshentë, të dy janë vaksinuar dhe vaksinat janë të sigurta.”

Raportet për miokardi kanë qenë shumë të rralla, pas vaksinimit me Pfizer / BioNTech ose Moderna. Simptomat mund të përfshijnë gulçim, dhimbje gjoksi ose rrahje të shpeshta të zemrës.

“Pacientët zakonisht mund të vazhdojnë aktivitetet e tyre normale pasi të përmirësohet gjendja e tyre,” tha CDC në një deklaratë.

Disa vaksina ofrojnë disa vite mbrojtje

Sipas një studimi, vaksina Pfizer / BioNTech me dy doza siguron mbrojtje për vite me radhë – ndryshe nga vaksinat për gripin që kanë nevojë për një përforcues çdo vit. Trupi i njeriut prodhon antitrupa për të sulmuar dhe neutralizuar një patogjen të tillë si një virus, por antitrupat zakonisht humbin fuqinë me kalimin e kohës, raporton abcnews.al

Për të siguruar një përgjigje imune afatgjatë, trupi duhet të jetë në gjendje të krijojë më shumë antitrupa që mund t’i përgjigjen specifikisht viruseve të caktuara përmes qelizave B, raporton abcnews.al

Studiuesit në Universitetin e Uashingtonit në St. Louis zbuluan se njerëzit që morën të dyja dozat e vaksinës Pfizer / BioNTech nuk kishin shumë qendra germinale të qelizave B që njohin specifikisht koronavirusin e ri, që do të thotë se ekziston një mundësi për mbrojtje afatgjatë, sipas një studimi të botuar në revistën Nature.

Vaksina anti-Covid nuk është e rrezikshme për gratë shtatzëna

Ekspertët e shëndetësisë kanë sugjeruar se vaksinat nuk ndikojnë në pjellorinë e femrave. Dhe gjithashtu një grua shtatzëne është më e rrezikuar nga Covid-19 se sa nga vaksinat, tha Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

Dhjetëra gra shtatzëne janë vaksinuar dhe dhjetëra të tjera kanë marrë vaksinën përpara së të mbeteshin shtatzëne. Në ndryshim nga vaksinat, Covid-19 mund të jetë veçanërisht i rrezikshëm gjatë shtatzënisë, tha Fauci.

“Gjëja më e mirë që dikush mund të bëjë për të mbrojtur veten është të vaksinohet”.