Fjalë Kyçe

Përhapja e variantit indian të Covid-19 alarmon Britaninë e Madhe

Përhapja e variantit indian të Covid-19 alarmon Britaninë e Madhe

Ekspertë të shëndetit publik kanë deklaruar se varianti indian i koronavirusit mund të bëhet shqetësues në Britaninë e Madhe. PHE-ja, Shëndeti Publik i Anglisë, është duke bërë gjurmimin e variantit që duket se po përhapet më shpejt se sa dy nëntipet e tjera të identifikuara.

Ekspertët thonë se është pothuajse njëlloj i transmetueshëm sa varianti i gjetur në Kent gjatë 2020-s.

BBC-ja shkruan se nuk ka prova që ky variant i koronavirusit mund t’i rezistojë vaksinave aktuale.