Fjalë Kyçe

Përleshje mes dy grupeve, kaos trafiku në lagjen më të populluar të Londrës…

Përleshje mes dy grupeve, kaos trafiku në lagjen më të populluar të Londrës…

Katër të rinj janë përleshur ashpër mes tyre në një rrugë në qytetin e Londrës, duke krijuar radhë të gjata makinash.

Sherri është filmuar në Piccadilly Circus, një nga zonat më të frekuentuara të Londrës.

Në video shihen dy grupe që grushtohen në mes të rrugës, teksa shumë pranë tyre qëndrojnë shoferët e makinave që shohin të habitur katër të rinjtë që rriheshin.

Pavarësisht se dy grupet goditeshin fort me grushte dhe shqelma, e shpesh rrëzoheshin në tokë nga goditjet, ata nuk ndaleshin.

Megjithatë në një moment një palë e tretë ndërhyn për t’i ndarë, e pamjet e këtij sherri janë bërë virale në internet.