Një mot i keq me reshje të dendura shiu ka përfshirë pjesën qendrore të Bosnje-Hercegovinës, si pasojë e të cilit janë regjistruar përmbytje nëpër banesa, janë shembur disa ura dhe janë shkatërruar shumë rrugë.
Gjithashtu rezultojnë edhe një numër i madh rrugësh rajonale të bllokuara për shkak të daljes së lumenjve nga shtretërit, por edhe të rrëshqitjes së tokës.
Gjendja në komunën Magllajm, paraqitet e rëndë për shkak të daljes nga shtrati të lumit Fojnica.
Në rajonin e Zenicës komunikimi rrugor është ndërprerë.
Deri tani nuk ka njoftime për viktima.