Pas duhanit, faktori kryesor që shkakton kancerin e mushkërive është radoni.
Nëse jeni duhanpirës dhe jetoni në një shtëpi ku i ekspozoheni niveleve të larta të radonit, atëherë ju dhe familjarët tuaj jeni në rrezik.
Këto janë shkaqet kryesore që shkaktojnë kancerin e mushkërive dhe mënyra më efektive për tu mbrojtur prej radonit mbesin të ashtuquajturit “testuesit shtepiakë”, të cilët përcaktojnë nivelin e rrezkishmërisë së ekspozimeve të larta ndaj radonit.
Radoni është gaz radioaktiv që formohet natyralisht nga uraniumi, toriumi apo radiumi (metale radioaktive) dhe ndodhet në shkëmbinj, rërë dhe në dhe.
Radonin mund ta marrim edhe përmës frymëmarrjes dhe duke qenë se ai formohet natyralisht, atëherë, njeriu i ekspozohet atij vazhdimisht.
Agjencioni i Mbrojtjes së Mjedisit në SHBA tregon që radoni është përgjegjës i mbi 20.000 vdekjeve nga kanceri i mushkërive çdo vit në SHBA.
Kur ne thithim radonin, grimcat radioaktive të gazit të radonit ngjiten në mushkëritë tona. Me kalimin e kohës, këto grimca rrisin gjasat e zhvillimit të kancerit të mushkërive, madje merr vite që të shfaqen simpotomat e para.
Duhapirësit mbeten më të rrezikuarit dhe EPA rekomandon disa mënyra të mbrojtjes nga radoni në shtëpitë ku niveli i ekspozimit është më i lartë se 4 pikoCuri për litër (pCi/L). CURIE (Curi) është njësi matëse e përgjithshme e sasisë së radioaktivitetit.
Gjasat tuaja për të marrë kancerin e mushkërive nga radoni varen prej:
1. Sasisë së radonit që ju i ekspozoheni në ambientet tuaja të shtëpisë (vendeve ku kaloni kohën më të madhe p.sh. dhomat e gjumit dhe dhomat e ndejes)
2. Sasisë së kohës që ju harxhoni në shtëpi
3. Varësisht se a jeni duhanpirës apo rrethoheni nga duhanpirësit
4. Faktit se a perdorni lëndë djegëse të tilla si: drurin, qymyrin apo substanca tjara që ndotin ajrin.
Si ta testoni shtëpinë tuaj?
Linku (vegëza) i mëposhtëm ju ndihmon se ku mund të shërbeheni me testin për radon Find a Radon Test Kit or Measurement and Mitigation Professional | Radon | US EPA
Testimi i shtëpisë apo zyrës
Testimi nuk është aspak i shtrenjtë, është mjaft i lehtë dhe merr vetëm disa minuta.
Mjafton vetëm ta hapni paketën dhe ta vendosni instrumentin matës në dhomën tuaj dhe ta lini aty për aq kohë sa dëshironi.
Testet afatshkurtra zgjasin për disa deri në 90 ditë, ndërsa ato afatgjata për mbi 90 ditë.
Dërgimi i rezultateve të testit për të shikuar se cili është burimi dhe sa është niveli i ekspozimit
Në linkun e mësipërm ceken procedurat që duhet ndjekur për të zbërthyer rezultatet e testit.
Mënyra tjera për të minimizuar ekspozimin janë:
* Ndalo pirjen e duhanit
* Rritni sasinë e ajrit të pastër në dhomat e juaja, duke hapur dritaret dhe instaluar freskues ajri
* Zëvendësoni lëndët djegëse që ndotin ajrin me të tilla që nuk e ndotin
* Nëse jeni duke dashur të blini shtëpi të re apo ndërruar lokacion, atëherë kërkoni teknika konstruktive për rezistencë ndaj radonit.
Përkthyer nga: Shkëndije Berisha