Fjalë Kyçe

Përparësia e vaksinës së Oksfordit, edhe pse është më pak efektive

Përparësia e vaksinës së Oksfordit, edhe pse është më pak efektive

Vaksina e koronavirusit e zhvilluar nga AstraZeneca dhe universiteti i Oksfordit vjen me një avantazh, edhe pse është më pak efektive se vaksinat e Pfizer dhe Modernas.

Ajo kërkon temperatura ftohje më të lehta për t’u arritur, theksoi një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë të hënën gjatë një konferencë për shtyp.

Shkencëtari kryesor i OBSH-së Dr. Soumya Sëaminathan tha se vaksina mund të ruhet dhe është e qëndrueshme në temperatura nga 2 deri në 8 gradë Celsius. Në krahasim, vaksina e Pfizer duhet të ruhet në rreth minus 75 gradë Celsius.

“Avantazhi i kësaj vaksine është se mund të ruhet në temperatura të zakonshme në frigorifer,” tha Swaminathan.

“Kjo natyrisht ka përparësi të mëdha logjistike për transportimin dhe shpërndarjen e kësaj vaksine në qytete dhe fshatra dhe zona rurale në të gjithë botën. Dhe ne shpresojmë që të ketë më shumë vaksina të tilla, të cilat janë më të qëndrueshme në nxehtësi,” tha Swaminathan.

Vaksina e Oksfordit ka dhënë një mbrojtje në 70% të rasteve, rezultat i mirë, por jo në nivelin e Pfizer dhe Moderna