Prishtinasit për katër vjetët e ardhshme do të kenë zyrtarë komunalë më ndryshe se herave të tjera.
Veçantia e kabinetit aktual të Komunës së Prishtinës është Donika e cila është vajza e pajtuesit të gjaqeve, Anton Çettës, e cila do të menaxhojë Drejtorinë e Parqeve. Ndërsa, Doruntina Maloku, e bija e gazetarit Enver Maloku, do të drejtojë Drejtorinë e Pronave.
LDK-ja pa pozitë këtë herë nuk e la as ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Izet Sadiku, që do të jetë drejtor i këtij dikasteri në nivel lokal. E ish-anëtari i KQZ-së nga radhët e LDK-së, Florian Dushi do të jetë në krye të inspektoratit në Prishtinë.
Kryetari i tanishëm, Përparim Rama, nuk i ka ikur profesionit të tij, meqë për drejtor të urbanizmit e ka zgjedhur arkitektin e njohur Arbër Sadiki.
Valbona Makolli e cila ishte drejtoreshë e Financave në kohën e Shpend Ahmetit, do të vazhdojë të jetë sërish në të njëjtën pozitë edhe te Rama, shkruan klakosova.
Kurse, shef të Kabinetit të Kryetarit, Rama e ka zgjedhur Vllaznim Osmanin i cili ishte pjesë e Klubit të Prodhuesve të Kosovës.
Javën tjetër pritet të bëhet e ditur pjesa tjetër e kabinetit të Komunës së Prishtinës, pasi Partia Demokratike e Kosovës akoma nuk i ka publikuar drejtorët nga radhët e saj.
Këtu keni një pjesë të kabinetit të Ramës që e ka bërë të ditur sot:
Alban Zogaj – Nënkryetar;
Vllaznim Osmani – Shef i Kabinetit të Kryetarit;
Arbër Sadiki – Drejtor i Urbanizmit;
Mimoza Sylejmani – Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm;
Krenar Xhaferi – Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave;
Valbona Makolli – Drejtoreshë e Financave;
Donat Lushaku – Drejtor i Kadastrit;
Adelina Sahiti – Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale;
Izet Sadiku – Drejtor i Shëndetësisë;
Florian Dushi – Drejtor i Inspeksionit;
Donika Çetta – Drejtoreshë e Parqeve;
Bersant Beka – Drejtor i Administratës;
Vesa Sahatçiu – Këshilltare për Kulturë;
Ermira Gjevori – Këshilltare për Qeverisje të Mirë;
Hana Xhemajli – Këshilltare për Komunikim Strategjik;
Saudin Maliqi – Këshilltar për Shëndetësi;
Bardh Krasniqi – Këshilltar për Sport;
Jonada Jashari – Këshilltare për Media;
Teuta Sahatqija – Këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City.