Fjalë Kyçe

Përplaset autobusi në Indi, 29 të vdekur

Përplaset autobusi në Indi, 29 të vdekur

Të paktën 29 persona kanë mbetur të vdekur pas përplasjejs së autobusit në veri të Indisë.

Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës dhe raportohet se autobusi po ecte me shpejtësi.

Zëdhënësi i qeverisë, Awanish Awasthi tha se shumica e udhëtarëve po flinin kur aksidenti ndodhi në autostradën Yamuna në afërsi të Agrës.

Autobusi po udhëtonte drejt New Delhi ndërsa u përplas me bordurën e autostradës dhe ra në një kanal.

Ndërsa të paktën 18 pasagjerë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Nuk dihet ende nëse shoferi është mes të vdekurve.

Shkaku i aksidentit po hetohet nga autoritetet.