Një sherr masiv ka ndodhur gjatë mesnatës midis policisë së Vlorës dhe disa qytetarëve në Lungomare. Dyshohet që konflikti të ketë nisur për sekuestrimin e disa skuterave elektrikë.
Dy persona u arrestuan, të cilët janë pronarë të një subjekti që jep me qira mjetet elektrike.
Sipas policisë 2 të arrestuarit ushtronin aktivitetin e tyre pa licensë duke zaptuar hapësirën publike. Ndërsa po punohet për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të cilët goditën punonjësit e Policisë gjatë detyrës.
Si pasojë e konfliktit, dy punonjës policie aktualisht ndodhen në spitalin e Vlorës, pasi kanë pësuar fraktura.
Sipas qytetarëve, sherrin e ka nisur policia pasi kanë komunikuar shumë ashpër me të rinjtë dhe më pas ka degjeneruar në përplasje fizike. Sipas dëshmitarëve efektivët kanë nxjerrë dhe armët./ A2News