Fjalë Kyçe

Përse fëmijët e Angelina Jolie dhe Brad Pitt heqin dorë nga mbiemri i babait të tyre?

Përse fëmijët e Angelina Jolie dhe Brad Pitt heqin dorë nga mbiemri i babait të tyre?

Jolie-Pitt ndaloi së përdoruri mbiemrin e babait të saj.

Ajo nuk është fëmija i parë i çiftit më të famshëm të Hollivudit, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, që hoqi dorë nga mbiemri i të atit dhe përdor vetëm mbiemrin e nënës.

Vivienne punoi si asistente në muzikalin “The Outsiders” dhe në listën e njerëzve që punuan në projekt u vu re se 15-vjeçarja mbante vetëm mbiemrin e nënës.

Familja e Angelina Jolie
Zahara Jolie hoqi dorë nga mbiemri i babait të saj kur u bë anëtare e bashkësisë “Alpha Kappa Alpha” vitin e kaluar.

Truproja i Brad Pittit “godet” Angelina Jolien në gjyq, dëshmon kundër aktores: E dëgjova kur i tha fëmijëve të shmangnin babanë e tyre

Gjithashtu, Shiloh shfaqet sikur “Shiloh Jolie” në Instagramin e saj dhe mbiemri i babait të saj nuk gjendet askund.

Fëmijët e Angelinas dhe Brad Pitt
Deri më tani nuk dihet nëse fëmijët e kanë hequr ligjërisht mbiemrin e Pitt.

Heqja e mbiemrit vjen pas viteve të marrëdhënieve të tensionuara mes Pitt dhe fëmijëve të tij në mes të divorcit nga Jolie.