Fjalë Kyçe

Persona të armatosur plagosin ministrin e Ugandës, vrasin vajzën e tij

Persona të armatosur plagosin ministrin e Ugandës, vrasin vajzën e tij

Persona të armatosur kanë sulmuar dhe kanë plagosur ministrin e Transportit të Ugandas, ish-komandantin e ushtrisë Katumba Wamala, ndërsa kanë vrarë vajzën e tij dhe shoferin.

Dëshmitarët kanë thënë se burra në motoçikleta kanë gjuajtur disa herë drejt veturës së tyre afër shtëpisë.

Presidenti i Ugandas ka thënë se tashmë kanë gjurmë për vrasësit, teksa i ka quajtur “derra” dhe “terroristë”.

Ushtarët po bëjnë rojë te spitali ku Wamal po trajtohet, raporton AP.

Ai vlerësohet si një prej politikanëve dhe ushtarakëve më të respektuar në Ugandë.