Fjalë Kyçe

Personat e armatosur sulmuan një dasmë në Afganistan dhe kërkuan që të ndalej muzika – vrasin tre persona

Personat e armatosur sulmuan një dasmë në Afganistan dhe kërkuan që të ndalej muzika – vrasin tre persona

Persona të armatosur që paraqiteshin si talebanë sulmuan në një dasmë në Afganistanin lindor për të ndaluar muzikën dhe vranë të paktën tre persona.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, zëdhënësi i qeverisë talebane, Zabihullah Mujahid tha të shtunën se dy nga tre sulmuesit ishin arrestuar dhe mohoi pretendimet se ata po vepronin në emër të lëvizjes islamike.

“Mbrëmë, në dasmën e Haji Malang Janit në fshatin Shamspur Mar Ghundi të Nangarharit, tre persona që u prezantuan si talebanë hynë në dasmë dhe kërkuan që muzika të ndalej”, tha ai.

“Si pasojë e të shtënave, të paktën tre persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur”, u shpreh zëdhënësi.

“Dy të dyshuar janë marrë në paraburgim nga talebanët në lidhje me incidentin dhe njëri që u arratis është duke u kërkuar”, ka shtuar ai.