Fjalë Kyçe

Personi që shkaktoi rastin në Zelandën e Re del para Gjykatës

Personi që shkaktoi rastin në Zelandën e Re del para Gjykatës

Një ditë pas masakrës në dy xhamitë e Christchurch-it, ku mbetën të vdekur të paktën 49 persona dhe 48 të plagosur ka dalë para gjykatës personi që dyshohet të ketë kryer këtë akt terrorist.

Autori i dyshuar 28-vjeçari Brenton Tarrant doli para gjykatës, ku u përball me akuzën për vrasje. I veshur me uniformën e bardhë të të burgosurit, Tarrant u shfaq i buzëqeshur dhe pa asnjë shenjë pendesë.

Gjatë seancës gjyqësore, ajo që tërhoqi vëmendje ishte sjellja e tij dhe simbolin që ai formoi. Në një moment ai bëri simbolin e grupeve supermacistëve të bardhë.

28-vjeçari pritet të akuzohet edhe për vepra të tjera të penale, si organizimi i sulmit terrorist. Ndërsa kryeministrja e Zelandës së Re tha se vrasësi kishte leje për armë zjarri, duke paralajmëruar edhe ashpërsimin e ligjeve mbi armëmbajtjen.

Në Christchurch, qytetarët bënë homazhe në nder të viktimave, duke vendosur lule në pranë vendit ku ndodhi masakra.

Brenton Tarrant ishte frymëzuar nga terroristi neo-nazist Anders Breivik, autori i masakrës me 76 viktima në Olso në vitin 2011. 28-vjeçari, autor i vrasjes së 49 personave e quante veten një luftëtar të myslimanëve dhe të pushtuesve osmanë.