Fjalë Kyçe

Personi që theri me thikë fëmijët francez është refugjat sirian

Personi që theri me thikë fëmijët francez është refugjat sirian

Sulmi në qytezën jug-lindore të Frances, Annecy, ka tronditur Francën. Personi që ka kryer krimin është një 45 vjeçar me prejardhje siriane sipas policisë.

Sulmi është kryer në një park të mbushur me fëmijë të kësaj qyteze ku siriani 45 vjeçar, po qëndronte në Francë si refugjat.

Lexo Edhe:
Mediat franceze kanë raportuar se së paku 8 persona, shumica e tyre fëmijë janë therur me thikë ku disa nga ta janë në gjendje kritike.

Disa nga fëmijët e lënduar kanë qenë vetëm 3 vjeçar, raporton BBC.

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se i gjithë kombi është në shok pas këtij sulmi.